Ermira Topalli konfirmohet kampione

Formula 1

Ermira Topalli konfirmohet kampione

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 20:43
Ermira Topalli konfirmohet kampione

Ermira Topalli e ka vazhduar dominimin e saj në disiplinën e auto sllallomit në konkurrencën e femrave. Ermira e ka fituar edhe garën e kësaj të diele në Drenas, pikë të cilat i kanë siguruar titullin e kampionit edhe për kampionatin e sivjetmë.

Anëtarja e AK Ferizajt, e cila u paraqit me Golf VIII, deri te fitorja e radhës ka arritur me kohën 02:12.266 minuta.

“Secila fitore është e rëndësishme dhe jep ndjenjë të mirë. Sigurisht që fitorja e sotme është e veçantë edhe për faktin se me këto pikë e sigurova titullin e kampionit për sivjet.

Gjithsesi ishte garë e mirë, ndërsa unë i inkurajoj femrat që në kampionatin e ardhshëm të marrin pjesë në numër edhe më të madh, sepse automobilizmi është sport atraktiv, ofron emocione, ndërsa ne dëshmojmë se edhe femrat mund të arrijnë rezultate të mira në këtë sport”, është shprehur Topalli pas fitores për faqen zyrtare të FASK-ut.

Pozitat dy dhe tre në plasmanin e përgjithshëm i takuan anëtares tjetër të AK Ferizajt, Ajeta Rysha, e cila u paraqit në dy klasa dhe me dy vetura të ndryshme, Golf VIII në Klasën 3 dhe BMW në Klasën 4.

Në plasmanin ekipor, AK Ferizaj u rendit në pozitën e parë me 60 pikë, AMTKK 36, Prishtina RT 35 e Drenica 12 pikë.

Rezultatet:

Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)

1.Kadishe Shabani (Skoda – Ferizaj) 02:23.046

2.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) 02:28.044

3.Blerta Bytyçi (Renault Twingo - AMTK) 02:41.789Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi)

1.Brunilda Gjura (Fiat Punto – Prishtina RT) 02:19/705

2.Kadishe Shabani (Golf – Ferizaj) 02:23.397

3.Blerta Bytyçi (Audi A3 – AMTKK) 02:24.273

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)

1.Ermira Topalli (Golf VIII – Ferizaj) 02:12.266

2.Arjeta Rysha (Golf VIII – Ferizaj) 02:14.974

3.Violeta Berisha (BMW – AMTKK) 02:34.947

Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2)

1.Arjeta Rysha (BMW – Ferizaj) 02:16.598

2.Brunilda Gjura (Opel Vectra – Prishtina RT) 02:31.460

3.Albenita Morina (Opel Vectra – Drenica) 02:51.258

Plasmani i përgjithshëm:

1.Ermira Topalli (Golf VIII – Ferizaj) 02:12.266

2.Arjeta Rysha (Golf VIII – Ferizaj) 02:14.974

3.Arjeta Rysha (BMW – Ferizaj) 02:16.598

Plasmani ekipor:

1.AK Ferizaj 60 pikë

2.AMTKK 36 pikë

3.Prishtina RT 35 pikë

4.Drenica 12 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat