Verstappen: Kam festuar pak pasi dua edhe titullin e dytë sezonal

Formula 1

Verstappen: Kam festuar pak pasi dua edhe titullin e dytë sezonal

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 16:24
Verstappen

Dy javë nga fitimi i titullit të dytë kampion bote për pilotë në Formula 1, Max Verstappen shprehet se për të sezoni nuk ka përfunduar ende. Ai synon të fitojë edhe titullin për konstruktorë me Red Bull.

Titull që mund të vijë këtë fundjavë në garën që zhvillohet në Amerikë.

“Ishte diçka speciale fitimi i titullit të dytë kampion për pilotë, por nuk kam patur shans të festoj shumë, pasi sezoni vijon ende. Jemi të përqendruar te fitimit i titullit për konstrutorë.

Ky është objektivi im i radhës, por na duhet të punojmë ende”, tha holandezi i Red Bull.

“Më pëlqen të garoj në pistën e Austin, këtu vjet arrita një fitore të rëndësishme. Tani që fitova njërin titull jam më i qetë dhe dua të festoj edhe trofeun e radhës. Festën e madhe do ta zhvilloj kur të përfundojë sezoni”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat