Hamilton: Ne bëmë një gabim dhe ndryshuam drejtimin

Formula 1

Hamilton: Ne bëmë një gabim dhe ndryshuam drejtimin

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:17
Hamilton: Ne bëmë një gabim dhe ndryshuam drejtimin

Pas 8 titujsh kampionë radhazi për konstruktorë në Formula 1, Mercedes është gati të doëzojë titullin.

“Red Bull” është pranë triumfi këtë sezonw, duke lënë pas Ferrarin dhe Mercedesin, që ende duelojnë për vendin e dytë. Ai që ka folur për mediat nga Amerika, ku zhvillohet gara e radhës, është Luis Hamilton.

Kam shumë vite te Mercedes dhe e di që duhet kohë për të ndryshuar gjërat. Madje vendimet duhen marrë muaj më parë, ndërkohë që gradualisht mbledhim të dhëna dhe informacione, në mënyrë që makina të përmirësohet me kalimin e kohës

Kam 100% besim te skuadra ime. Muajt që pasojnë duhet të punojmë akoma më shumë dhe nuk do të jetë e lehtë, por e ndjej se të gjithë jemi të aftë për ta bërë ndryshimin.

Si “Red Bull” edhe “Ferrari” kanë bërë një punë të mirë dhe vazhdojnë të përmirësohen. Ne bëmë një gabim dhe ndryshuam drejtimin, me shpresën që të rikthehemi kompetitivë”, u shpreh Luis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat