Audi hyn në Formula 1 me makinën Sauber

Formula 1

Audi hyn në Formula 1 me makinën Sauber

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 16:25
Audi hyn në Formula 1 me makinën Sauber

Tashmë është zyrtare. Marka gjermane Audi ka zgjedhur makinën Sauber për të hyrë në botën e Formula 1.

Kjo gjë do të ndodhë në botërorin e vitit 2026, kur dhe hyjnë në fuqi rregullat e reja.

Aktualisht, Sauber bashkëpunon me markën Alfa Romeo, por palët do të divorcojnë në fund të vitit 2025. Dhe, duke nisur nga viti 2026, Sauber do të bashkëpunojë me Audi. Kjo e fundit ka konfirmuar se ka blerë një pjesë të kuotave, por nuk dihet ende përqindja.

Finn Rausing, presidenti i Sauber Holding, tha: “Një bashkëpunim mes dy kompanish që ndajnë të njëjtat vl;era dhe të njëjtin vizion. Mezi presim të bashkëpunopjmë për të arritur objektivat tona, me një projekt ambicioz për të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat