Paralajmëron rivalët

Formula 1

Paralajmëron rivalët

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 12:05
Paralajmëron rivalët

Shefi i Mercedes, Toto Wolff, ka reaguar për sezonin e fundit dhe ka paralajmëruar rivalët për atë që i pret vitin tjetër. Ai beson se makina gjermane do të jetë protagonist dhe sezonin e kaluar ka qenë një leksion shumë i mirë, që u shërben për vitin 2023.

“Mendoj se për t’u ngjitur në majë duhet fillimisht të gabosh apo të dështosh.

Nuk ka asnjë skuadër që i ka fituar të gjitha titujt kampionë ku ka marrë pjesë. Ndaj, leksioni që morëm këtë vit ishte i fortë dhe personalisht mësova shumë, duke njohur pikat e forta e të dobta të skuadrës”, tha Wolff.

“Di të them që sezonin tjetër do të jemi aty, duke dueluar për titullin, duke qenë protagonistë. Ditët kur Mercedes zhgënjente do të jenë larg, një nostalgji për rivalët tanë, që do të na shohin ndryshe në pistë. Shpresoj shumë që e ardhmja ta vërtetojë këtë që po them”, u shpreh Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat