Testet konfirmuan dominimin e motorit italian

Formula 1

Testet konfirmuan dominimin e motorit italian

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 16:29
Testet konfirmuan dominimin e motorit italian

Në pistën e Sepang, në Malajzi, janë zhvilluar për tri ditë më radhë testet e para dimërore në MotoGP.

Testet konfirmuan dominimin e motorit italian Ducati, që bshkë me Aprilia janë në “pole” këtë sezon, të paktën pas këtyre testeve të para.

Pilotët e këtyre dy skuadrave zunë nëntë vendet e para në përfundim të ditës së tretë të testeve, ndërkohë që vetëm në vendin e dhjetë u rendit një pilot i Honda, 8 herë kampioni i botës, spanjolli Marc Marquez. Akoma më dobet Yamaha.

Kohën më të mirë në përfundim të tri ditëve teste e dha italiani Luca Marini me skuadrën e VR46 Mooney Ducati, që la pas kampionin e botës, patriotin e tij Francesco Bagnaia. Në vendin e tretë doli Aprilia e Maverick Vinales.

Nëse Ducati e Aprilia duken që tani në formë dhe gati për sezonin e ri, shumë pas janë Honda e Yamaha.

Sidomos ky i fundit, në vendin e 19-të me ish-kampionin e botës Fabio Quartararo. Dy motorët japonezë kanë ende shumë punë për të bërë para fillimit të kampionatit.

Më datat 11-12 mars do të zhvillohen testet e radhës në pistën e Portimao, ku disa ditë më vonë do të zhvillohet edhe gara e parë sezonale e MotoGP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat