Nuk ka vend për panik

Formula 1

Nuk ka vend për panik

Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:12
Lewis Hamilton

Gara e parë e sezonit në Bahrein, nuk la një shije të mirë për Mercedesin. Lewis Hamilton dhe George Russell nuk shkuan më shumë se vendi i pestë dhe i shtatë ndërsa ishin dukshëm më të ngadaltë se Red Bull, Ferrari por edhe Aston Martin.

Megjithatë, nga skuderia gjermane nuk ka vend për panik teksa me anë të një komunikate, Mercedes thekson se makina e tyre do të përmirësohet gjatë sezonit.

“Ne qëndrojnë të bashkuar në të mirë dhe në të keq.

Gara e Bahreinit ishte e dhimbshme për të gjithë, jemi në këtë sezon me synimin për të tentuar titullin.

Ishte pak zhgënjyese sepse punuam shumë për makinën dhe ajo nuk ishte brenda pritshmërive tona.

Nuk është situata në të cilën do të donim të ishim, por duhet të përballemi me të.

Megjithatë, nuk ka vend për panik. Do të diskutojmë brenda skuadrës, jemi duke punuar që të ndryshojmë. Do të përmirësohemi në vijim duke filluar nga gara e radhës”, mbyllej deklarata e Mercedes.

Kujtojmë se gara e radhës është në Arabinë Saudite duke nisur me provat e lira të premten, provat zyrtare të shtunën dhe garën të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat