Bagnaia superior

Formula 1

Bagnaia superior

Më: 26 mars 2023 Në ora: 18:00
Bagnaia me Ducati fitoi sot garën e parë sezonale të MotoGP

Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën e parë sezonale të MotoGP, atë të zhvilluar në pistën e Portimao (Portugali).

Piloti italian, që e nisi garën nga vendi i dytë pas triumfit edhe në garën sprint ditën e shtunë, bëri një paraqitje të mirë, duke e merituar fitoren.

Në vendin e dytë u rendit spanjolli Maverick Vinales me Aprilia, ndërkohë që podiumi u kompletua me italianin tjetër Marco Bezzechi, që piloton një tjetër Ducati, atë të Valentino Rossi (Mooney VR46).

Një dominim i markës italiane (Ducati-Aprilia), që ngjiti pesë pilotë në pesë vendet e para.

Në garë pati edhe një aksident të rëndë mes Marc Marquez dhe Miguel Oliveira, që dolën jashtë pistë ne xhiron e tretë. Probleme për motorët Honda e Yamaha, ende shumë larg kreut, duke mos qenë në gjendje të rivalizojnë me Ducati, që duket se këtë sezon është më lart se rivalët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat