Verstappen mund të thyejë edhe rekordin

Formula 1

Verstappen mund të thyejë edhe rekordin

Më: 29 mars 2023 Në ora: 13:21
Verstappen

Ish-piloti brazilian Felipe Massa, 11 fitore në 139 gara të zhvilluara në Formula 1, ka qenë shok skuadre me Michael Schumacher për një vit.

Në atë sezon që garuan së bashku, braziliani u rendit i treti, por Massa shprehet se mësoi shumë nga piloti gjerman.

“Michael ishte një shembull për të gjithë. Ishte një shok i shkëlqyer skuadre për mua. 7 titujt kampionë bote që ka fituar është një rekord që do të zgjasë, por…”.

Massa ka frikën se Max Verstappen do të realizojë atë që nuk bërik dot Lewis Hamilton, që gjithashtu ka 7 tituj kampionë.

“Nuk mendoj se Hamilton do të fitojë titullin e tetë. Të paktën jo këtë vit dhe me këtë makinë.

Kam frikën se ai që mund ta bëjë këtë gjë është Verstappen, që ka dy tituj dhe këtë sezon mund të fitojë të tretin.

Në garat e para Red Bull ka treguar se është e pakapshme”, tha Massa.

“Verstappen mund të shkojë deri në 6 tituj kampionë radhazi me këto makina.

Është një robot në makinë, është i ri dhe titujt e fituar e kanë përmirësuar.

Deri në vitin 2026 mund të bëjë ç’të dojë me këto makina. Më pas të shohim nëse do të dominojnë akoma apo do të nisë një cikël i ri”, tha Massa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat