Provat e lira: Leclerc dhe Verstappen në ndjekje të Alonso

Formula 1

Provat e lira: Leclerc dhe Verstappen në ndjekje të Alonso

Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:28
Makina e Alonsos

Ishte Fernando Alonso ai që shënoi kohën më të shpejtë në seancën e dytë të testeve të lira të Çmimit të Madh të Australisë, përpara se shiu të pengonte garën të ulte kohën e spanjollit.

Pas pilotit shumë aktiv të Aston Martin janë Charles Leclerc me Ferrarin dhe Max Verstappen i cili sihte më i shpejti në seancën hapëse.

Hera e katërt për George Russell në Mercedes përpara pilotit tjetër të Ferrarit Carlos Sainz.

Për të plotësuar dhjetëshen e parë ishin Esteban Ocon, Sergio Perez, Lando Norris, Nico Hulkenberg dhe Pierre Gasly.

Vendi i trembëdhjetë për Leëis Hamilton, i cili në seancën e parë ishte mundur vetëm nga Verstappen.

Menjëherë pas tij ishte piloti vendas Oscar Piastri me McLaren, i cili megjithatë i hoqi kënaqësinë e vendosjes së kohës më të mirë në asfaltin e lagësht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat