Verstappen tregon sekretin për të fituar në Australi

Formula 1

Verstappen tregon sekretin për të fituar në Australi

Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:09
Verstappen

Max Verstappen ishte i pakapshëm në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Australisë.

Në këtë formë, dy herë Kampioni i Botës do të niset në Pole Position për garën e së dielës, teksa është edhe favoriti kryesor për të triumfuar në Melbourne, një çmim që i mungon në karrierën e tij.

Pas provave, holandezi u shpreh se për të fituar garën e së dielës do t’i duhet të menaxhojë mirë gomat ndërsa tregoi se në një prej xhirove të shpejta në prova, për pak sa nuk përplasi një zog.

“Jam shumë i lumtur me Pole Position, nuk ka qenë një fundjavë e mirë.

Megjithatë, sesioni i tretë i kualifikueseve më la një shije të mirë. Ne kërkojmë gjithnjë të përmirësohemi dhe këtë do ta bëjmë edhe gjatë garës.

E rëndësishme është të mbajmë gomat në gjendjen e duhur.

Njëherë jam ngjitur në podium këtu në Australi, por tani do të kërkoj shkallën më të lartë të podiumit.

Xhiro e fundit në kualifikuese ishte shumë e mirë, por më duhet të them se për pak sa nuk përplasa një zog.

Është diçka që ndodh shpesh në pistat që janë pjesë e qytetit”, u shpreh Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat