Piloti i Ferrarit shpërthen në akuza pas garës kaotike

Formula 1

Piloti i Ferrarit shpërthen në akuza pas garës kaotike

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:16
Ferrari

Karlos Sainz, piloti i Ferrarit, ka qenë dukshëm i inatosur pas përfundimit të Çmimit të Madh të Australisë.

Ai e përfundoi garën në vendin e tretë, në  mbylljen kaotike në Melburn, por për shkak të një penaliteti pa t’i hiqej vendi i tretë duke përfunduar i 12-i.

Gara u mbyll me dy flamuj të kuq të njëpasnjëshëm dhe penaliteti prej 5 sekondash atij iu dha për një incident ku goditi nga pas Fernando Alonson, atij të cilit i shkoi vendi i tretë në podium.

“Preferoj që të mos flas, përndryshe nëse flas tani do të flas keq.

Preferoj që më parë të takoj komisarët e pistës dhe të pres që të ndryshojnë penalitetin, e ndjej që na vodhën, nuk dua të flas më shumë se përndryshe dp të them fjalë të këqija.

Nëse nuk shkoj të flas më parë me komisarët e pistës, nuk ia dal të flas i kthjellët”, theksoi Sainz para kamerave teksa largohej i inatosur.

Ferrari ka reklamuar vendimin, pasi në fakt aksidenti ndodhi në një xhiro e cila u fshi nga gara për shkak të aksidenteve të shumta dhe u vendos që ajo të rinisej përsëri me renditjen siç kishin qenë pilotët para përplasjeve, duke e bërë praktikisht të pavlefshme atë që ndodhi me Alonson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat