Verstappen: Për mua rregullat janë shumë të qartë në lidhje me atë çfarë duhet bërë në pistë

Formula 1

Verstappen: Për mua rregullat janë shumë të qartë në lidhje me atë çfarë duhet bërë në pistë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:48
Pamje nga gara

Max Verstappen fitoi garën e dytë nga tre që janë zhvilluar deri më tani në sezonin e ri të Formula 1.

Piloti holandez konfirmoi formën e Red Bull teksa edhe pas një starti të dobët në Australi ku u parakalua nga dy makinat Mercedes të George Russell dhe Leëis Hamilton, sërish ia doli që të rikuperonte.

Pas garës, dy herë Kampioni i Botës u ankua për parakalimin e Hamilton në xhiron e parë duke theksuar se britaniku nuk i ndoqi rregullat dhe se atij iu desh të hapte krahun për të mos rrezikuar një përplasje.

“Patëm një start të dobët dhe mu desh të tregohesha i kujdesshëm sepse unë kisha shumë për të humbur dhe kundërshtarët kishin shumë për të fituar. Më pas makina kishte një ritëm shumë të mirë dhe këtë e kuptova menjëherë. Kishte pak rrëmujë në këtë garë, por “mbijetuam”.

Dueli i fillimit të garës me Hamilton? Unë u mundova të shmang kontaktin.

Për mua rregullat janë shumë të qartë në lidhje me atë çfarë duhet bërë në pistë dhe çfarë jo, sidomos kur bëhet fjalë për parakalimet nga jashtë. Por, falë ritmit e parakalova gjatë garës Hamilton.

Megjithatë, kjo është diçka për t’u mbajtur mend për garat e radhës”, u shpreh Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat