Rossi shkruan historinë

Formula 1

Rossi shkruan historinë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 22:18
Pamje nga gara

PIloti italian Marco Bezzecchi fitoi mbrëmjen e sotme garën e Cmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP, suksesi i tij i parë në karrierë.

Ky është suksesi i parë në MotoGP edhe për motorin Mooney VR46 Ducati, skuadra e Valentino Rossi, që pas sukseseve si pilot tashmë nis të komandojë edhe me ekipin e tij.

Në podium u ngjitën edhe francezi Johann Zarco me Ducati Pramac (i dyti) e spanjolli Alex Marquez me Ducati Gresini (i treti). Pra, një dominim i motorit italian, që ngjiti tri pilotë të tri skuadrave të ndryshme në podium.

Në vendin e katërt u klasifikua motori Yamaha i Franco Morbidelli, ndërsa kampioni i botës në fuqi Francesco Bagnaia (Ducati), u rrëzua disa xhiro nga fundi i garës. Ai arriti të rikthehet në pistë, por u klasifikua në vendin e 16-të, duke mos marrë pikë. Për pasojë, në krye të renditjes ngjitet Bezzecchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat