I vodhën orën me vlerë mbi 2 milionë euro pilotit të Ferrairt, arrestohen katër persona

Formula 1

I vodhën orën me vlerë mbi 2 milionë euro pilotit të Ferrairt, arrestohen katër persona

Më: 4 prill 2023 Në ora: 15:41
Foto ilustruese Ora

Për grabitjen e orës së pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc, karabinierët e njësisë operative Viareggio, të mbështetur nga ata të Napolit, Caserta dhe Milanos, arrestuan 4 persona.

Bëhet fjalë për tre burra dhe një grua, marrës të masës kufizuese të kërkuar nga prokuroria e Lucca-s dhe lëshuar nga gjyqtari hetues, nën hetim për arsye të ndryshme për grabitjen e kryer në Viareggio më 18 prill 2022.

4 personat i grabitën pilotit të Ferrarit një orë të modelit Richard Mille RM 67-02 me vlerë mbi 2 milionë euro, më pas u rishit në Spanjë.

Karabinierët kanë ërritur t’i gjurmojnë pasi kanë dëgjuar shumë dëshmitarë dhe kanë analizuar pamjet nga kamerat e vëzhgimit në zonë.

Të kartërt, u ndanë në dy grupe. Grupi parë përbëhej nga dy persona në motor të cilët kryen grabitjen, ndërsa grupi i dytë, kishin marrë me qera një makinë për të penguar më pas pilotin e Ferrarit t’i kapte me mjetin e tij të shpejtë.

Grabitësit në fjalë, më pas ishin nisur drejt Napolit, ku në të njëjtën mbrëmje, tentuan të grabisnin një orë tjetër me vlerë 40 mijë euro, por qytetari që e posedonte, bëri rezistencë. Ky grup i strukturuar kishte bërë edhe grabitje të tjerë ndër vite nëpër rrugët e Italisë, ku preferenca kishin orët e shtrenjta nga duart e kalimtarëve.

Ora e pilotit të Ferrarit, Leclerc u gjet në Spanjë. Ora dyshohet se i ishte shitur menjëherë një sipërmarrësi spanjoll, por për shkak të zhurmës që kishte shkaktuar ngjarja dhe për shkak të vështirësisë për rishitjen e saj, të katërt nuk arritën të mblidhnin më shumë se 200 mijë euro, ndërsa vlera e sendit ishte mbi 2 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat