Formula 1, në të ardhmen me 30 apo 32 gara?!

Formula 1

Formula 1, në të ardhmen me 30 apo 32 gara?!

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:22
Pamje nga një garë

Sipas marrëveshjes, këtë sezon, Formula 1 duhej të ishte me 24 gara.

Gjithsesi, gara e Kinës u anullua pas problemeve që vazhdojnë në këtë vend me rregullat për ”Covid 19”. Për pasojë, botërori u reduktua me 23 gara, që mbetet një rekord për sa i përket pistave pjesëmarrëse në kalendar gjatë një sezoni.

Por 23 apo 24 gara mbetet ende një numër i vogël për drejtuesit e Formula 1, që kanë një plan të çmendur për të ardhmen.

Duke parë numrin e madh të kërkesave për të organizuar gara dhe pistave të reja që shtohen mund të kemi edhe një shtim të numrit të garave në të ardhmen.

“Po të mos ishin marrëveshjet e vjetra, botërori i këtij viti do të kishte më shumë gara. Unë mendoj se që sot ne mund të organizojmë një kampionat me 30 apo 32 gara.

Të gjitha shtetet duan të organizojnë nga një garë.

Ka shumë kërkesa nga shtete dhe kemi mjaft pista që janë jashtë kalendarit, ndërkohë që kemi një marrëveshje mes skuadrave që maksimumi duhet të organizohen 24 gara.

Rritja e numrit të garave do të shoqërohet me ndihma ekonomike për skuadrat për të përballuar këtë rritje”, tha mes tjerash Stefano Domenikali, presidenti i Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat