Domenicali: Skuadrat do të përfitojnë ekonomikisht

Formula 1

Domenicali: Skuadrat do të përfitojnë ekonomikisht

Më: 6 prill 2023 Në ora: 17:31
Pamje nga një garë

Formula 1 është një nga sportet më të dashura, që çdo vit tërheq një audiencë të konsiderueshme.

Rritja që ka pësuar ky sport në vitet e fundit ka nxitur idenë që kalendari i Botërorit të zgjerohet në 30 apo në 32 gara, nga 23 që janë aktualisht. 

Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1, tregoi se diçka e tillë mund të realizohet, pasi kushtet janë të favorshme që një ide e tillë mund të realizohet.

 “Po të mos ishin marrëveshjet e vjetra, Botërori i këtij viti do të kishte më shumë gara.

Unë mendoj se që sot ne mund të organizojmë një kampionat me 30 apo 32 gara.

Të gjitha shtetet duan të organizojnë nga një garë.

Ka shumë kërkesa nga shtete dhe kemi mjaft pista që janë jashtë kalendarit, ndërkohë që kemi një marrëveshje mes skuadrave që maksimumi duhet të organizohen 24 gara.

Rritja e numrit të garave do të shoqërohet me ndihma ekonomike për skuadrat për të përballuar këtë rritje”.

Sezoni i ri i Forumla 1 ka nisur dhe gara e radhës do të jetë në Azerbajxhan në datat 28-30 prill. Renditja e përgjithshme deri më tani kryesohet nga Max Verstapen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat