Shpërthen Leclerc: Tani mjaft

Formula 1

Shpërthen Leclerc: Tani mjaft

Më: 9 prill 2023 Në ora: 13:44
Charles Leclerc

Edhe dashuria ndaj idhullit duhet të ketë një limit.

Kjo është ajo që mendon Charles Leclerc, piloti i Ferrari-t që në ditën e Pashkëve ka bërë një thirrje të veçantë në rrjetet sociale për tifozët e tij.

“Përshëndetje të gjithëve.

Në muajt e fundit, adresa ime është bërë publike për ndonjë arsye, duke shtyrë shumë persona të mblidhen poshtë apartamentit tim, t’i bien ziles dhe të kërkojnë autografe”, ka shkruar 25-vjeçari në Instagram.

“Edhe pse jam gjithmonë me të vërtetë i lumtur të jem në gatishmëri për ju dhe e vlerësoj me të vërtetë mbështetjen tuaj, ju lutem të respekton jetën time private dhe të mos vini në shtëpinë time.

“Do të sigurohem që të ndalem për të gjithë kur do të më shikoni në rrugë ose në piste, por nuk do të zbres poshtë nëse do të vini të më takoni në shtëpi.

“Mbështetja juaj, si personalisht ashtu edhe në rrjetet sociale, do të thotë shumë për mua, por ka një limit që nuk duhet të tejkalohet. Pashkë të mbrapa të gjithëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat