I skadon kontrata në fund të sezonit

Formula 1

I skadon kontrata në fund të sezonit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 14:08
Lewis Hamilton

I skadon kontrata në fund të sezonit, Mercedes merr vendimin në lidhje me të ardhmen e Lewis Hamiltonit!

Kontrata e Hamilton me Mercedes do të skadojë në fund të këtij sezoni, por duket se skuadra gjermane nuk ka ndërmend të heqë dorë kaq lehtë nga ylli britanik.

Siç bëjnë me dije mediat, Toto Wolf ka nisur nga puna për të bindur 7-herë kampionin e Botës që të rinovojë dhe për një vit me skuderinë gjermane.

Negociatat po ecin me hapa të ngadaltë, por siç duket janë në rrugën e duhur, teksa çdo gjë pritet të vendoset në muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat