Ferrari përballet me një problem të ri

Formula 1

Ferrari përballet me një problem të ri

Më: 13 prill 2023 Në ora: 14:29
Ferrari

Me vetëm 26 pikë pas tri garave të para sezonale, skuadra Ferrari po përballet me krizën më të rëndë në historinë e saj. Ndonëse pritej që në pistë makina italiane të ishte më e shpejtë, ajo aktualisht është kthyer në forcën e katërt të botërorit të Formula 1, duke humbur edhe shkëlqimin e vjetshëm.

Ai që ka patur më shumë probleme është monogasku Charles Leclerc, që nuk i ka mbyllur dy nga tri garat e zhvilluara deri më tani.

“Fillimi i këtij sezoni nuk ka qenë ai që prisnim, sidomos për Charles, që ka patur dy tërheqje dhe një penalitet në tri garat e para. Gjithsesi, ai është i motivuar”, tha Vasseur.

“Intervistat që bëjmë pas garës shpesh janë frut i një nervozizmi momental.

Do të befasohesha nëse do të thonin të kundërtën, nëse Sainz e Leclerc do të ishin të kënaqur me situatën.

Rëndësi ka që dy pilotët tanë të jenë të motivuar, duke qenë bashkë me skuadrën në të njëjtin drejtim edhe pse rezultatet mungojnë”, tha Vasseur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat