Horner zbulon të ardhmen e Verstappen-it

Formula 1

Horner zbulon të ardhmen e Verstappen-it

Më: 14 prill 2023 Në ora: 17:41
Horner e Verstappen

Sezoni 2023 i F1 filloi sërish me emrin e Red Bull-it në krye dhe në veçanti të Max Verstappen, i cili pas tre garave të para dha përshtypjen se ishte edhe një herë favoriti numër një për të fitar titullin e tretë botëror.

Holandezi duket se është konstant në këto vite ndryshimesh të mëdha për Formulën 1 që është përballur dhe do të përballet me një numër të madh risish të tjera nga pikëpamja teknike, regullatore por edhe në format.

Fillimisht prezantimi i Sprinteve, më pas eksperimentet e para për një format të ri kualifikimesh dhe propozime të tjera që po shqyrtohen nga organizatorët.

Ndryshimet që në fakt e bënë Verstappen të ndërhynte duke thënë se nëse vazhdohet kështu, ai mund të largohet shumë shpejt nga Formula 1. Duke folur për të ardhmen e Verstappen, drejtori i ekipit të Red Bull, Christian Horner, tha: "Max ka bindje shumë të forta. Ai është një njeri solid.

Ka një kuptim të qartë të asaj që dëshiron të bëjë në jetë. Jeta dhe pasioni i tij janë garat, por unë nuk e shoh atë të bëjë si Fernando Alonso. Ai mund të garojë deri në moshën 41 ose 42 vjeç por jo në Formula 1.

Kur nuk është në pistë, ai kënaqet me garat virtuale për argëtim. Për momentin pasioni i tij i vetëm është gara dhe për sa kohë që ky pasion ekziston ai do të vazhdojë.

E duke qenë një çështje individuale, i takon atij të vendosë për të ardhmen në Formula 1”, përfundoi Horner mendimin për pilotin e tij, kontrata e të cilit me Red Bull skadon në vitin 2028.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat