Verstappen: Ky është rivali më i fortë i sezonit

Formula 1

Verstappen: Ky është rivali më i fortë i sezonit

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:09
Verstappen

Me 33 fitore në karrierën e tij, Max Verstappen ka parakaluar një tjetër pilot që ashtu si ai ka dy tituj kampionë bote në Formula 1, spanjollin Fernando Alonso (32 fitore).

Piloti holandez i Red Bull nuk e ka mohuar asnjëherë respektin që ka për Alonso, duke e konsideruar si rivalin më të rrezikshëm të këtij sezoni.

“Mendoj se Fernando duhej të kishte fituar më shumë gara në karrierën e tij.

Ai meriton shumë më tepër nga sa ka arritur, ndaj do të isha shumë i lumtur nëse do të fitonte garën nr.33, njësoj si unë.

Në një mënyrë, do të dëshiroja që ai të fitonte më shumë. Të shohim në garat e ardhshme”, tha Verstappen.

“Fernando mund të na krijojë mjaft telashe në pistë, pasi ka një makinë të shpejtë dhe ka përvojën e mjaftueshme për të fituar.

Di të menaxhojë gomat e situatat, di të pilotojë dhe të parakalojë atëherë kur duhet.

Mbetet një rival i vështirë, por do të isha i lumtur nëse ai do të fitojë sërish një garë”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat