Refuzohet apeli i Ferrari-t për penalizimin e Sainz

Formula 1

Refuzohet apeli i Ferrari-t për penalizimin e Sainz

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:27
Pamje nga një garë

Apeli i Ferrari-t në FIA për penalizmin e Carlos Sainz në Çmimin e Madh të Australisë nuk është pranuar.

Spanjolli, i cili preu i katërti vijën e finishit, u dënua me 5 sekonda nga FIA dhe përfundoi në vendin e 12 duke mos grumbulluar asnjë pikë.

“Ferrari nuk prezantoi asnjë element të ri për të rigjykuar vendimin e marrë nga komisarët e garës”, thuhej në deklaratën zyrtare të FIA-s mbi aksidentin mes Sainz dhe Alonso-s.

Ky episod i kushton shumë skuderisë nga Maranello, e cila në këtë fillim të sezonit është shumë larg objektivëve të vendosur vetëm pak javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat