13 vjeçari nga Kosova Tiziano Kuznini, kampion i Kupës së Botës në karting

Formula 1

13 vjeçari nga Kosova Tiziano Kuznini, kampion i Kupës së Botës në karting

Më: 18 prill 2023 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Dominoi pothuajse gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, në xhiron e fundit të garës iu rrezikua pozita e parë në “WSK Championship Cup” që u mbajt në Itali.

Prandaj, piloti me prejardhje nga Kosova, Tiziano Kuznini, në pistën e kartingut u desh ta japë më të mirën prej vetes në shteg.

Ai arriti që të fitojë pozitën e parë pas një xhiroje perfekt që e pati, me ç’rast u shpall edhe kampion i Botës në kategorinë e juniorëve me ekipin e Team Driver.

Ëndrra e 13-vjeçarit është që një ditë të garojë në Formula 1.

Gara e radhës ku do të marrë pjesë Kuznini është përsëri në shtetin e Italisë, e që edhe aty është favoriti kryesor për të ngritur trofeun e radhës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat