Familja e Michael Schumacher padit revistën për “intervistën”

Formula 1

Familja e Michael Schumacher padit revistën për “intervistën”

Më: 20 prill 2023 Në ora: 12:30
Schumacher - majtas

Më shumë se nëntë vjet më parë, Michael Schumacher pati një aksident të rëndë me ski në Alpet Franceze.

Që nga kjo ngjarje tragjike, ish-piloti i Formula 1 ka qenë larg syrit të publikut, gjë që gazetarët e gazetës gjermane “Die Aktuelle” e shfrytëzuan si rast për të realizuar një intervistë skandaloze “ekskluzive” me shtatë herë kampionin e botës.

Edhe pse askush nuk e di gjendjen reale të Schumacher-it, pasi familja e tij i mbron privatësinë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte titulli me shkronja të zeza në kopertinën e revistës “Die Aktuell”:
Pra pas gjithë kësaj interviste, qëndron një bisedë e rreme, në të cilën redaktorët e revistës “Die Aktuell” formulonin përgjigjet e pyetjeve të intervistës me inteligjencë artificiale.

Si një tregues i vogël se intervista është e rreme, nën titullin e theksuar me shkronja të vogla gjendet shtesa “Tingëllon mashtruese e vërtetë”.

Gjatë intervistës së rreme, Schumacher më në fund jep përgjigje nëse do të kthehet në publik në të ardhmen dhe si është gjendja e tij shëndetësore.

Inteligjenca artificiale u përgjigj se Schumi “mund të qëndrojë me ndihmën e njerëzve më të afërt dhe se pa mbështetjen e familjes së tij, ai nuk do të kishte mbijetuar kaq shumë vite të vështira”.

“Kjo është me të vërtetë e papranueshme”, shkruan lexuesit e revoltuar në rrjetet sociale dhe nuk kanë munguar as kolegët e shumtë të gazetarëve, të cilët kritikuan ashpër lëvizjen skandaloze të revistës gjermane.

“Bota do të ishte një vend më i mirë pa ‘Die Aktuell’,” shkroi në Twitter eksperti gjerman i medias Boris Rosenkranz, themeluesi i Übermedien..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat