Ferrari - Leclerc divorc i parakohshëm

Formula 1

Ferrari - Leclerc divorc i parakohshëm

Më: 25 prill 2023 Në ora: 15:14
Leclerc

Ndonëse kontrata e pilotit monogask Charles Leclerc me Ferrari skadon në vitin 2024 marrëdhënia mes palëve mund të ndërpritet më herët.

Duket se disa klazulona në kontratën aktuale mund të sjellin një ndërprerje të parakohshme të marrëdhënies mes Leclerc dhe “kokëkuqes”.

Janë dy klauzola, nga një në favor të secilës palë, ato që kërcënojnë bashkëpunimin dhe të dyja kanë të bëjnë më pikët e grumbulluara deri në gusht, pra në mesin e sezonit.

Nëse Ferrari nuk klasifikohet mes 4 makinave të para deri në gusht, atëherë piloti monogask mund të largohet.

Gjithashtu, nëse Leclerc nuk do të ketë grumbulluar një sasi të caktuar pikësh deri në gusht, palët mund të ndërpresin marrëdhënien para kohe.

Pra, dy klauzola që mund të ndryshojnë fatin edhe pse për momentin nuk duket ndonjë krizë në horizont, pavarësisht pakënaqësisë që ka piloti për makinën e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat