Tremb Ferrarin

Formula 1

Tremb Ferrarin

Më: 28 prill 2023 Në ora: 14:15
Leklerk

Javët e fundit, falë pushimeve të gjata pranverore të Formulës 1, siç ndodh zakonisht, merkatoja e pilotëve ka qenë një nga temat e debatuara, duke përfshirë edhe emra të nivelit të lartë si Luis Hamilton dhe Sharl Lëklerk.

I pyetur edhe me rastin e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Baku, monegasku i Ferrarit u mundua të qetësonte fansat e tij, por përdoruri një gjuhë që lë vend për interpretime të ndryshme:

“Nuk ka pasur ende një bisedë me Mercedesin, të paktën jo për momentin.

Për momentin, jam plotësisht i fokusuar në projektin që po ndjek tani, që është ai i Ferrarit.

Jam shumë i sigurt për të ardhmen”, deklaroi Leklerk.

Një përgjigje që i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për të ardhmen rreth një kalimi të mundshëm të 25- vjeçarit në radhët e skuadrës Mercedesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat