Red Bull fitore e dyfishtë edhe në Baku, podiumi i parë për Ferrari

Formula 1

Red Bull fitore e dyfishtë edhe në Baku, podiumi i parë për Ferrari

Më: 30 prill 2023 Në ora: 15:42
Pamje nga gara

Skuadra Red Bull vijon të dominojë në botërorin e Formula 1, duke arritur sot në Azerbajxhan një tjetër fitore të dyfishtë me pilotët e saj.

Meksikani Sergio Perez fitoi garën e zhvilluar në pistën qytetase të Baku e dyta sezonale), duke përsëritur suksesin e një dite më parë në garën sprint.

Në vendin e dytë u rendit kampioni i botës në fuqi, holandezi Max Verstappen, duke lënë pas monogaskun Charles Leclerc me Ferrari. Edhe pse ky i fundit e nisi garën nga “pole”, shpejt e dorëzoi kreun dhe më pas u detyrua thjesht të bëjë një garë menaxhuese, duke korrur podiumin e parë sezonal.

Verstappen e kishte garën nën kontroll pas 12 xhirove të para, moment kur në pistë hyn makina e sigurisë pas një aksidenti. Ky është momenti që vendosi fatin e garës, me Perez që përfitoi nga kjo situatë për të ndërruar gomat dhe marrë kryesimin, që nuk e dorëzoi deri në fund.

Verstappen nuk ishte në gjendje ta parakalojë dhe u mjaftua me vendin e dytë. Mirë u paraqit edhe Ferrari, më i shpejtë e konkurrues, duke lënë pas Fernando Alonso (i katërti).

Në vendin e pestë u rendit spanjolli Carlos Sainz me Ferrari e pas tij Lewis Hamilton me Mercedes. Në zonën e pikëve edhe Stroll, Russell, Norris e Tsunoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat