Perez: Është viti im!

Formula 1

Perez: Është viti im!

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:21
Perez

Pas triumfit në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, Sergio Perez ngushtoi diferencën me shokun e skuadrës të RedBull, Max Verstappen.

Aktualisht është holandezi ai që udhëheq renditjen me gjashtë pikë më shumë se meksikani që në garën e kësaj fundjave në Miami, mund edhe të tentoj parakalimin nëse e mbyll garën para dy herë Kampionit të Botës.

Së fundmi, Perez shprehet se beson tek titulli kampion pasi përndryshe nuk do ta merrte mundimin të zbriste në pistë dhe do të qëndronte në shtëpi me fëmijët.

“Kam tre fëmijë në shtëpi, më besoni që nëse nuk do të mendoja për titullin atëherë nuk do të isha duke bërë xhiro nëpër botë. Unë besoj se mund të bëhem Kampion i Botës.

Jam duke provuar dhe nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit, unë e kam mendjen vetëm te pista.

Po të mos ishin problemet në Melbourne atëherë edhe mund të isha në vendin e parë.

Mendoj se këtë vit kam të gjitha “kartat” në rregull për t’u shpallur kampion”, u shpreh Sergio Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat