Wolff: Mercedes dhe Hamilton shohin vetëm përpara!

Formula 1

Wolff: Mercedes dhe Hamilton shohin vetëm përpara!

Më: 7 maj 2023 Në ora: 00:16
Hamilton

Lewis Hamilton dhe Mercedes bashkëpunojnë në botën e Formula 1 prej 11 vitesh.

Vite në fakt të lavdishme për pilotin britanik, por edhe për skuderinë gjermane me Hamilton që ka fituar gjashtë tituj me Mercedesin (plus një me McLaren).

Por, vazhdimësia është vendosur në dyshim pasi kontrata e 38-vjeçarit me Mercedes përfundon në fundin e sezonit aktual dhe bisedimet kanë qenë të vakta, të paktën sipas informacioneve të mediave botërore.

Megjithatë, drejtori i gjermanëve, Toto Wolff thekson se mediat nisin thashethemet sa herë Hamilton është në fundin e kontratës, ndërsa shtoi se për të nuk ka asnjë problem dhe britaniku do të vazhdojë karrierën me Mercedesin.

“Ne dhe Hamilton kemi një projekt që zgjat prej 11 vitesh dhe sa herë mbërrijmë në gjashtë muajt e fundit të kontratës, nisin edhe spekulimet.

Por, unë vijoj dhe them të njëjtat fjalë; ne dhe Hamilton ecim përpara. Nuk është ndonjë bisedë e vështirë sa i takon kontratës dhe thjesht kemi disa afate dhe shifra të ndryshme, është një punë e cila mbetet në progres.

Por, pres që gjithçka të mbyllet në mënyrë pozitive dhe të nënshkruajmë kontratën e re me Hamilton”, u shpreh Wolf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat