Lirim Gjura, drifteri profesionist shqiptar që shkëlqen në pistat evropiane

Formula 1

Lirim Gjura, drifteri profesionist shqiptar që shkëlqen në pistat evropiane

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:44
Lirim Gjura

Për dashamirët e auto sportit, drift është njëra nga disiplinat shumë të dashura.

Në këtë disiplinë shkëlqen edhe shqiptari Lirim Gjura, i cili jeton në Itali, por që paraqitet edhe në shumë pista nëpër Evropë.

Kampionati kombëtar italian i driftit zbukurohet edhe nga prezenca e flamurit kuqezi.

Garuesi nga Shqipëria, Lirim Gjura, është një fitues i lindur dhe premton rezultate të shkëlqyeshme në këtë kampionat në disiplinën Drift Profesional.

Lirimi ka disa sezone që garon në Itali. Fillimisht me veturën BMW E36 dhe tani me veturën ikonë të kësaj disipline, Nissan Silvia.

Me një fuqi të shtuar në mbi 800HP, garuesi shqiptar synon rezultate kulmore.

"Jam shumë optimist se do të arrij rezultate të mira në këtë kampionat, pavarësisht se konkurrenca është e

fortë. Por, pres me shumë dëshirë organizimin e garave të kësaj disipline edhe në Shqipëri ose Kosovë.

Me kënaqësi do të marrë pjesë", u shpreh ai për faqen zyrtare të FASK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat