Leclerc nuk heq dorë

Formula 1

Leclerc nuk heq dorë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 14:05
Charles Leclerc

Në moshën 25-vjeçare, Charles Leclerc është në sezonin e tij të gjashtë në Formula 1, i pesti me Ferrari, ku ka arritur 5 fitore, 19 “pole position” dhe 25 podiume.

Gjithsesi, ai asnjëherë nuk ka mundur të duelojë për fitoren e titullit. Në prag të garës së Imola, që zhvillohet në shtëpinë e “kokëkuqes”, piloti monogask shprehet optimist.

“Këtë sezon, diferenca me Red Bull është më e madhe nga sa imagjinonim. Për këtë arsye jemi duke punuar shumë.

Unë shpresoj të qëndroj sa më gjatë në Maranello. Unë jam i kënaqur këtu, pasi ka qenë gjithnjë ëndrra ime të jem një pilot i Ferrari”, u shpreh Charles Leclerc.

“Një nga ëndrrat e mia ka qenë të isha në Formula 1 e të pilotoja një Ferrari dhe e realizova këtë ëndërr.

Por nuk ndalem këtu, pasi dua të fitoj një titull. Madje disa të tillë nëse është e mundur. Dhe do të bëj maksimumin deri në fund të karrierës time për ta realizuar këtë gjë”, tha Leclerc.

“Kur gjërat nuk shkojnë mirë “fshihem” te muzika, ku dhe shfryhem. Edhe kur jam i kënaqur dëgjoj muzikë”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat