Kaçandolli vazhdon me sukses aventurën jetësore

Formula 1

Kaçandolli vazhdon me sukses aventurën jetësore

Më: 21 maj 2023 Në ora: 21:24
Pamje nga gara

Gjatë kësaj fundjave, në Braga të Portugalisë, garuesi i vetëm nga Kosova, Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift-in e tij, ka arritur të përfundojë me sukses garën më të shpejtë të Kampionatit Evropian të garave malore EHC, duke i mbledhur edhe 8 pikët e vlefshme për klasifikim total.

Nga përvoja dhe natyra e garave malore, ato me drejtëza të shpejta, siç është Rampa Del Falpera, Kaçandolli ishte në disavantazh me grupin e tij, sepse shpejtësia maksimale e Swiftit është 192km/h, derisa konkurrenca kishte edhe performansë faktorin më të ulët, dhe si rezultat u larguan disa sekonda më lart.

Ndërsa, Valdeti i cili mori rrugën i vetëm pa ekip rreth 4 mijë kilometra në Braga, potencon se ishte një garë fantastike me shumë kënaqësi, sepse organizimi dhe ndjesia e garimit në një shteg me plot publik është thjesht madhështore, diçka që Kosovës i mungon për disa vjet me radhë.

"Mungesa e ekipit të garave, mandej shtegu jashtezakonisht shumë i përshtatshëm për mua, si dhe sfida me katër konkurrentë të cilët kanë vetura TCR, ka qenë përvojë e artë, duke e ditur se jam për here të parë në këtë shteg dhe gara e dytë në EHC, derisa jam tepër i kënaqur me rezultatin dhe me mënyrën se si e kam filluar këtë sfidë jetësore në karrierën time si garues i shtigjeve malore, por në nivelin më të lartë evropian", përfundoi Kaçandolli i cili i ka përpara edhe 6 gara për të tubuar pikë të vlefshme, të cilat janë edhe më afër për pjesëmarrje.

Garën e katërt me rend të kalendarit e fitoi ish-kampioni nga Shkupi, Stefanovski me rezultat total prej 4.26.478, derisa u pasua nga O'Play, Buck, Vesnic, Granier dhe me kohën 4.51.141, me vetëm 24 sekonda nga lideri i grupit, në shtegun 5 km, për Valdetin ishte më e mira e mundshme në cilësinë e debutuesit të sezonit.

Eventi i rradhës është shtegu legjendar 115 vjeçar i Formula 1, Ecce Homo në Sternberg të Çekisë, pas dy javëve me 2-4 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat