Ferrari synon fitoren në Montekarlo

Formula 1

Ferrari synon fitoren në Montekarlo

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:40
Ferrari

Gara e Montakarlo që zhvillohet këtë javë është një shans i mirë për Ferrari për të ndalur hegjemoninë e Red Bull dhe fituar në një pistë ku konsumi i gomave nuk është problem.

Charles Leclerc me “kokëkuqen” ka siguruar dy “pole position” radhazi në dy garat e fundit, por që s’i ka kthyer në fitore.

“Do të garojmë në Montekarlo, në shtëpinë e Charles dhe për të është një garë e veçantë.

Por edhe për ne. Bashkë me Charles e kemi përgatitur këtë garë në detajet më të vogla, për të shfrytëzuar çdo mundësi që na ofron pista”, tha Frederic Vasseur, shefi i Ferrari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat