Ferrari mbërrin nga një fundjavë në Montecarlo

Formula 1

Ferrari mbërrin nga një fundjavë në Montecarlo

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 18:20
Frederik Vasër

Ferrari mbërrin nga një fundjavë në Montecarlo shumë larg pritshmërive, ndërsa tashmë skuadra nga Maranelo shpreson te kthesa në Çmimin e Madh të Barcelonës, event që do të mbahet këtë të diel.

Kështu, Formula 1 do të ketë ndalesën e radhës në Spanjë, aty ku Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz do të përpiqen që t’u dhurojnë gëzim tifozëve të “kokëkuqes”. Në prag të eventit në Katalonjë është prononcuar drejtori i Ferrarit, Frederik Vasër.

“Në Montecarlo ne nuk arritëm të tregojmë potencialin e vërtetë të makinës sonë, por besojmë se gara e Barcelonës do të na japë një pamje më të qartë se ku jemi, veçanërisht pas zhvillimeve që në po i bëjmë makinës.

Po vazhdojmë duke bërë disa hapa përpara në drejtim të konkurrencës në garë dhe shpresojmë të sjellim një rezultat të mirë ekipor në Barcelonë”, deklaroi Vasër.

Më tej shtoi: “Disa ditë pas garës së Monakos, ne kthehemi në pistë në Barcelonë për Çmimin e Madh të Spanjës, që është edhe gara e shtëpisë për Karlos Sainzin.

Kështu që edhe këtë fundjavë, ne do të mund të llogarisim mbështetjen e veçantë të tifozëve të njërit prej pilotëve tanë.

Tifozë, të cilët do të na shtyjnë të japim maksimumin në një nga pistat më të njohura në Formulën 1”, u shpreh shefi francez i Ferrarit, Frederik Vasër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat