Verstapen, gati për Barcelonën

Formula 1

Verstapen, gati për Barcelonën

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 15:41
Verstapen

Maks Verstapen mbërrin në Spanjë, për garën e shtatë sezonale të Formulës 1, event që do të mbahet të dielën në Barcelonë.

Piloti i Red Bullit vjen në Montmelo pas paraqitjes fantastike në Monako, tashmë me 39 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt, që është shoku i skuadrës Serxho Perez. Holandezi, në Çmimin e Barcelonës, ka shënuar edhe suksesin e tij të parë në karrierë në Formula 1, në vitin 2016.

“Kemi pasur një fundjavë pozitive në Montekarlo. E dinim se mund të ishte një mundësi e mirë për makinën tonë, por u treguam shumë të zotë për ta menaxhuar mirë garën.

Nuk ishte e lehtë pas atyre kualifikueseve kaotike dhe një gare me shi që mbërriti në fazat e fundit dhe nevojës për të zgjatur stintin e gomave për të kuptuar se çfarë donte të bënte Fernando Alonso”, shpjegon Maks Vershtapen.

Red Bull i tij është një orë, e shpejtë dhe precize, dhe për Vershtapenin nuk mund të ketë limite: “Ne jemi të fortë dhe duhet të kemi disa zhvillime të tjera për t’u përmirësuar edhe më shumë dhe për të pasur një qëndrim të ndryshëm në pistë.

Nuk e di se sa do të zgjasë epërsia jonë, por unë dua të përmirësohem çdo vit”, shprehet Vershtapen, i cili më pas shton:

“Objektivi im në karrierë ishte të fitoja kampionatin botëror dhe tashmë që e kam arritur, kërkoj që të shijoj të gjitha momentet, të argëtohem dhe të fitoj sa më shumë gara që të jetë e mundur. Qëllimi im nuk është të thyej të gjitha rekordet, por të ndihem mirë me njerëzit me të cilët po punoj, pikërisht siç po ndodh tani”, përfundoi Maks Verstapen.

Fundjava spanjolle do të nisë sot me dy sesione të provave të lira, respektivisht në orën 13:30 dhe 17:00. Më pas nesër në orën 12:30 do zhvillohet sesioni i tretë i provave të lira, ndërsa kualifikueset do të startojnë në orën 16:00. Çmimi i Madh i Barcelonës do të startojë të dielën në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat