Kalenderi: Besoj se kam mundur të arrij rerzultat edhe më të mirë

Formula 1

Kalenderi: Besoj se kam mundur të arrij rerzultat edhe më të mirë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 00:00
Kalenderi

Liridon Kalenderi vazhdon ta bëjë Kosovën krenare sa herë që paraqitet në një garë ndërkombëtare.

Kështu ishte edhe të dielën në Sternberk të Çekisë, ku u mbajt gara EcceHomo, e vlefshme për Kampionatin Evropian.

Në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë në Grupin 1, ku garuan 11 pjesëmarrës, Kalenderi me Mitsubishi Lancer Evo 9, u rendit në pozitën e dytë.

Pas garës, Liridoni për faqen zyrtare të FASK-ut, u shpreh: “Si çdo garë e Kampionatit Evropian, edhe kjo në Sternberk ishte shumë e fortë, me pjesëmarrës që kanë përvojë të gjatë, me vetura shumë të shpejta dhe me interesim të madh për pjesëmarrje.

Në një konkurrencë shumë të madhe, unë u rendita i dyti dhe mendoj se është sukses mjaft i mirë”.

Liridoni ishte fantastik sidomos në vozitjen e dytë, në të cilën shtegun me gjatësi prej 7.8 kilometrave e kaloi për 03:54.07 minuta, që ishte bindshëm kohë më e mirë se e fituesit, por Liri u penalizua me kohën e vozitjes së parë (03:08.08), e cila nuk ishtte vetëm për fajin e tij.

“Në vozitjen e parë nuk pata shumë fat, pasi garuesi që startoi para meje (Karl Schagerl) pati defekt në shteg dhe unë u detyrova të kthehem edhe një herë nga fillimi, pastaj u desh të prisja gjysmë ore në start, mandej kur u nisa, harrova të aktivizoj sistemin anti-lag.

Për këtë arsye, vetura nuk e pati fuqinë e duhur dhe kjo ishte arsyeja që në vozitjen e parë pata kohë 03:08.08. Besoj se kam mundur të arrij rerzultat edhe më të mire, por gjithsesi jam i kënaqur”, ka theksuar Kalenderi.

Fituesi i garës në Grupin 1 ishte zvicerani me nënshtetësi çeke Ronnie Bratschi, i cili pas dy vozitjeve pati kohën e përgjithshme prej 06:13.01 minuta, vetëm 0.44 sekonda më i shpejtë se Kalenderi, ndërsa i treti u rendit polaku Jedrzej Szczesniak

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat