Verstappen shuan ëndrrat e rivalëve

Formula 1

Verstappen shuan ëndrrat e rivalëve

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 12:32
Verstappen

Pas triumit të radhës në kampionatin e Formula 1, piloti holandez Max Verstappen shkon në +53 pikë nga ndjekësi më i afërt në renditje, shoku i tij i skuadrës te Red Bull, Sergio Perez.

Në garën e fundit në Spanjë, edhe Mercedes u paraqit mirë, duke konfirmuar se risitë e paraqitura kishin bërë efektin e duhur në pistë.

Gjithsesi, Max Verstappen, kampioni i botës, mendon se askush nuk do t’i afrohet Red Bull këtë sezon. “Mendoj se makina deri më tani ka shkuar mjaft mirë. Edhe në garën e fundit ishim të parët, duke menaxhaur mirë gomat dhe thelluar diferencën me rivalët.

Kjo ishte ajo që doja të shitja dhe mora përgjigjen e duhur”, tha Verstappen.

“Nuk mendoj shumë për kampionatin, se si do të rrjedhin gjërat deri në fund. Unë përqendrohem te gara ime dhe shkoj çdo fundjavë në garë me idenë e qartë për ta fituar garën. skuadrat e tjera mund të bëjnë atë që duan, të sjellin risitë që duan”, tha holandezi, dy herë kampion bote në Formula 1.

Verstappen ka një apel për rivalët, duke u thënë të mos mendojnë shumë për titullin këtë sezon: “Te Red Bull kanë bërë një punë të shkëlqyer me këtë makinë dhe të tjera risi janë duke ardhur, çka do të ba bëjnë edhe më të shpejtë. Sa do që rivalët tanë të përpiqen, ne do të jemi gjithnjë një hap përpara dhe s’do të na arrijnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat