Schumacher rrezikon karrierën

Formula 1

Schumacher rrezikon karrierën

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:21
Schumacher

E ardhmja e pilotit gjerman Mick Schmacher, djalit të 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, rrezikon të jetë sërish e paqartë në dhjetor. Këtë sezon ai është piloti rezervë i Mercedes, me shpresën që vitin tjetër (2024) të rikthehet në pistë si pilot i parë.

Pas largimit nga Haas (garoi për dy sezone) dhe pasi Akademia Ferrari i mbylli dyert, piloti i ri gjerman pranoi të jetë pilot rezervë i Mercedes. Sipas shefit të makinës gjermane, ka shumë gjasa që Mick Schumacher të vijojë këtë detyrë edhe vitin tjetër, me ata apo me ndonjë skuadër tjetër.

“Situata është mjaft e vështirë këtë vit edhe pse do të dëshiroja shumë që Mick të gjente një makinë për të garuar vitin tjetër.

E meriton një gjë të tillë, por situata për vitin 2024 nuk është në favorin e tij. Mendoj se vetëm vitin 2025 do të ketë mundësi konkrete”, tha Toto Wolff.

Edhe vetë Mercedes nuk mund t’i ofrojë më shumë se kaq, teksa prej kohësh ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Lewis Hamilton. Ç’ka do të thotë se mund të jetë sërish si pilot rezervë te Mercedes në rast se nuk i ofrohet ndonjë sedilje e lirë për t’u rikthyer në pistë si pilot i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat