Verstappen dhe Red Bull super, po rritet edhe Mercedesi

Formula 1

Verstappen dhe Red Bull super, po rritet edhe Mercedesi

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 14:16
Verstappen

Ish-kampioni i botërorit në Formula 1, Damon Hill foli për mediet për sezonin aktual dhe parashikoi rivalitet të madh sezonin e ardhshëm:

“Të gjithë garat janë të ndryshme nga njëra-tjetra, por gara e Barcelonës tregon gjithmonë makinën më të mire. Red Bull e tregoi që është skuadra për t’u mundur”.

Britaniku komentoi garat që ka zhvilluar këtë sezon piloti kryesues i kampionatit, Max Verstappen: “Duke parë të gjitha garat, favorit kryesor është Verstappen. Max nuk ka rivalë këtë sezon“.

I pyetur për skuadrën që mund të rivalizojë Red Bull, Hill u shpreh: “Këtë sezon Red Bull është i shkëputur, por Mercedes po tregon shenja rritjeje. Dhe mendoj se sezonin e ardhshëm do të kemi një garë më të fortë“.

Damon Hill fitoi Botërorin e vitit 1996 me skuadrën e Williams. Trofeu i vetëm ky për britanikun në historinë e tij në Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat