Formula 1 do të zbarkojë në shtetin afrikan

Formula 1

Formula 1 do të zbarkojë në shtetin afrikan

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Formula 1 vijon të mbetet në kërkim të horizonteve të reja dhe ideja e fundit më e çmendur është ajo e zhvillimit të një gare në Zanzibar, shtetin e varfër afrikan për mjaft të njohur për plazhet magjepsëse.

Sipas “SportsSceda”, në këtë shtet kanë gati një projekt për ta realizuar atë, duke shpenzuar 500 milionë euro për ta konkretizuar atë. Ky projekt ka marrë miratimin e qeverisë dhe të pushtetit lokal, ndërkohë që edhe disa ish-pilotë të Formula 1 po e mbështestin atë.

Zëdhënësi i projektit, Salim Turky, u shpreh: “Jemi të lumtur e të nderuar që presidenti i Zanzibar dhe qeveria jonë e kanë mbështetur e miratuar këtë projekt. Ky është një projekt që synon të sjellë Afrikën dhe Zanzibar në skenën botërore të turizmit dhe shërbimeve të ndryshme”.

Për momenti nuk ka ende afate në lidhje me debutimin e kësaj gare në botërorin e Formula 1 apo për llojin e pistës, që me shumë gjasa do të prekë zonat më ekzotike të këtij venti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat