Martin jep spektakël dhe mund kampionin

Formula 1

Martin jep spektakël dhe mund kampionin

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 18:07
Pamje nga gara

Horge Martin ka fituar në mënyrë spektakolare Ccmimin e Madh të Gjermanisë në Moto GP, duke rihapur luftën për titullin kampion.

Spanjolli i Dukati Pramac, është konfirmuar kështu një pretendent i denjë për titullin, teksa ia doli të mposhte me fotofinish kampionin Franccesko Banjaia.

Pas një gare të jashtëzakonshme ku të dy dueluan shpesh duke dhuruar një shfaqje shumë interesante, fituesin ishte në diskutim deri në metrin e fundit, pasi Martin e mbylli garën 64 të mijtat e sekondës para Dukatit të Banjaia, duke shkurtuar kështu diferencën me kryesuesin e kampionatit në vetëm 16 pikë.

Sa i përket konstruktorëve, nuk ka dyshime që ky është viti i Dukatit, pasi podiumi u plotësua nga Johan Zarko me Dukati Pramac tjetër. Pas krahëve të tij ishin motorët Dukati VR46 të Marko Bezeki  dhe Luka Marini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat