Leclerc karikon Ferrarin

Formula 1

Leclerc karikon Ferrarin

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:41
Leclerc

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc doli në një deklaratë për mediet para garës së Spielberg, Çmimi i Madh i Austrisë. 25-vjeçari nga Monaco u shpreh: “Synimi ynë është të jemi të qëndrueshëm me paraqitjet tona. Të garojmë si në çmimin e madh të Kanadasë”.

Për sezonin me të kuqtë, piloti nga Principata theksoi: “Nuk është sezoni që ne do të dëshironim, por besoj se gjërat do të vijnë në rrugën e duhur shumë shpejt”.

Më tej Leclerc u ndal te kontrata e tij me “kokëkuqen”: “Kemi nisur bisedimet për rinovimin, por me ritme të ngadalta. Ferrari është shtëpia ime, pasi kjo skuadër më bëri ky që jam sot. Shpresoj të vazhdoj këtu”.

Në total këtë sezon pilotët Charles Leclerc dhe Carlos Sainz nuk kanë fituar ende asnjë garë deri tani. Të dy së bashku kanë grumbulluar 122 pikë, 73 pikë me pas se Max Verstappen (RedBull), kryesuesi i kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat