Verstappen shijon momentin dhe rekordet

Formula 1

Verstappen shijon momentin dhe rekordet

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:26
Max Verstappen

Në Çmimin e Madh të Austrisë, Max Verstappen koleksionoi fitoren e tij të shtatë nga nëntë garat e zhvilluara deri më tani në këtë sezon, si dhe triumfin e 42-të në botën e Formula 1 duke kaluar Ayrton Sennas.

Holandezi i RedBull-it, konfirmohet çdo garë që kalon teksa duket i pakapshëm në rrugën drejt titullit të tretë botëror. Edhe pse vetë 25-vjeçari shprehet se aktualisht nuk po mendon titullin, por është i përqëndruar te kampionati ndërsa po i merr garat me radhë.

“Nuk dua të mendoj në këtë moment për rekordet, është e vërtetë se kalova një si Ayrton Senna, por unë jam i përqëndruar vetëm te kampionati.

Po shijoj momentin, po shijoj këtë makinë të shkëlqyer si dhe po shijoj të punuarit me këtë skuadër.

Jam shumë i lumtur për përformancën në Austri dhe tashmë fokusi do të kalojë tek gara e radhës në Silverstone.

Në garën e fundit në Austri ishte e rëndësishme që të qëndronim para Leclerc në xhiron e parë dhe më pas gjithçka u bë më e lehtë.

Nuk u futëm në pit-stop gjatë momentit që u fut virtualisht makina e sigurisë dhe na doli mirë, e dija se do t’ia dilnim dhe do ta arrinim sërish dyshen e Ferrarit.

Ne ndoqëm planin tonë dhe në fund dolëm me kokën lart”, u shpreh Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat