Holandezi siguron pole-position edhe në Silverston

Formula 1

Holandezi siguron pole-position edhe në Silverston

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 19:07
Pamje nga gara

Maks Vershtapen është i pandalshëm në këtë sezon dhe me makinën Red Bull po marshon drejt titullit të radhës kampion në Formula 1.

Holandezi ka siguruar sot pole-position të 27 të karrierës duke qenë më i shpejti në provat zyrtare në pistën legjendare britanike të Silverston.

Sot, rivalët e tij nuk ishin emrat e zakonshëm por dy makinat MekLaren të Lando Norris dhe Oskar Piastri të cilat në pistën e shtëpisë u munduan që të tregonin të gjithë potencialin e tyre.

Publiku anglez shpërtheu në festë kur i pa provizorisht pilotët e MekLaren në krye, por më pas ishte radha e Vershtapen i cili nuk e diskutoi dominimin e tij duke vendosur kohën më të shpejtë në mbyllje të provave zyrtare.

Pas krahëve të makinave MekLaren janë dy Ferrarit, me Lëklerk që u rendit para Sainz. Më pas vijnë me radhë dy makinat Mercedes të Rasëll dhe Hemilton, të cilët ishin larg ritmit të makinës Red Bull të kampionit në fuqi.

Zhgënjyes në këto prova Alonso, vetëm i 9-ti me makinën Alpine, ndërsa më keq bëri Serxhio Perez me makinën tjetër Red Bull, duke mbyllur kualifikueset në vendin e 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat