Beteja e super garuesve me super vetura

Formula 1

Beteja e super garuesve me super vetura

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:03
Pamje nga një garë

Gazmend Demolli me Radicall LM SR8, Liridon Kalenderi me Mitsubishi Evo9 Monster e Laszlo Szasz me Reynard 2 KL shihen si favoritë për të triumfuar në garën “Brezovica 2023”, e cila mbahet në këtë fundjavë dhe është e vlefshme edhe për Kampionatin e FIA CEZ.

Përvoja e tyre, rezultatet e mëhershme dhe veturat shumë cilësore e atraktive i vënë ata në qendër të vëmendjes.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk janë të “rrezikuar”, pasi edhe Valdet Kaçandolli, Përparim Dushi, Ernest Daka e të tjerët mund të jenë në podiumin e fituesve.

Paraqitja në garë, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrollimi teknik bëhet të premten (sot) në parkingun e Hotel “Narcis” në Brezovicë, duke filluar nga ora 17:00.

Të shtunën, nga ora 09:00-10:00 bëhet paraqitja shtesë në garë, verifikimi i dokumentancionit dhe kontrolli teknik i jashtëzakonshëm për të vazhduar më pas me procedurat tjera të zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat