Leclerc reagon pas polemikave me shokun e skuadrës

Formula 1

Leclerc reagon pas polemikave me shokun e skuadrës

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:33
Pamje nga një garë

Sezoni 2023 në Formula 1 është kthyer në një makth për Ferrari, që është larg Red Bull por edhe pas skuadrave të tjera si Mercedes, McLaren e Aston Martin.

Sikur të mos mjaftonte kjo edhe mes dy pilotëve të “kokëkuqes”, Charles Leclerc e Carlos Sainz ka patur disa fërkime këtë sezon gjatë garës.

Në një intervistë për “The Guardian”, Leclerc sqaroi: “Unë jam i pari që dueloj dhe pilotoj për fitore dhe titullin.

Ky sezon është shumë larg pritshmërive që kishim, por e pranojmë atë që ndodh në pistë.

Madje ajo më motivon më shumë për ta çuar Ferrari aty ku e meriton të jetë”.

“Jam i motivuar për ta përmbysur këtë situatë.

Polemikat me Sainz? Unë i them skuadrës atë që mendoj, pasi mendoj se kjo është mënyra për të ecur përpara.

Nuk besoj se skuadra ka patur probleme besueshmërie me mua. Me Carlos mund të kemi edhe vizion të ndryshëm për makinën apo me skuadrën, sidomos kur makina ka këto vështirësi”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat