Verstappen: Një ditë do të kem skuadrën time në gara

Formula 1

Verstappen: Një ditë do të kem skuadrën time në gara

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:44
Verstappen

Dy herë kampioni i botës në Formula 1, piloti holandez i Red Bull Racing, Max Verstappen, në një intervistë për “CNN Sport”, ka folur për të ardhmen e tij.

Ai ka pranuar pasionin e tij për garat virtuale, me të cilat shpesh kalon kohën e lirë kur nuk është duke zhvilluar gara.

“Një ditë dëshiroj të kem skuadrën time.

Madje kam nisur që tani nga puna, duke përdorur “verstappen.com Racing”, një skuadër që shtë integruar në botën reale të sim-Racing”, u shpreh piloti holandez.

“I adhuroj garat e simuluara.

Disa mendojnë se janë thjesht një lojë, por nuk është kështu.

Jam i apasinuar pas tyre dhe kam mjaft projekte për të ardhmen.

Dua të ndërtoj diçka brenda kësaj bote, për të sjellë disa gara në botën reale”, tha Max Verstappen.

Duke folur nëse ekziston mundësia që në të ardhmen të bëjë detyrën e drejtorit sportiv në Formula 1, ai mohon kategorikisht: “Formula 1 është një sport që kërkon shumë udhëtime, gjë të cilën po e përjetoj si pilot. Ndaj, nuk kam aspak dëshirë që të bëj edhe drejtuesin në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat