Verstappen ndal eurorinë e rivalëve

Formula 1

Verstappen ndal eurorinë e rivalëve

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:37
Max Verstappen me makinën e tij

Piloti holandez Max Verstappen, i shkëputur 99 pikë nga ndjekësi më i afërt, shoku i tij i skuadrës (Sergio Perez), përgatitet për garën e radhës që zhvillohet këtë fundjavë në Hungari.

Kampioni i botës në Formula 1 shperosn në një tjetër fitore, në një sezon ku ai dhe Red Bull po dominojnë në çdo pistë.

Verstappen nuk heq dorë nga fitorja, teksa konfirmon se për në këtë pistë Red Bull vjen me disa modifikime që do ta bëjnë edhe më të shpejtë.

“Kemi disa risi gati për këtë fundjavë dhe shpresojmë që ato të funksionojnë ashtu sikurse presim.

Të shohim se si do të shkojë makina në një pistë shumë teknike”, tha Verstappen.

“Këtu kthesat janë me shpejtësi të vogël, një pistë shumë impenjuese për pilotët dhe gomat.

Nëse gjërat e reja do të funksionojnë mirë, atëherë do të jemi edhe më të shpejtë karshi rivalëve.

Shpresojmë të vijojmë serinë pozitive, pasi kemi një makinë të jashëtzakonshme, që synon fitoren në çdo garë”, tha holandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat