Leclerc: Duhet të përshtatemi më mirë në pistë

Formula 1

Leclerc: Duhet të përshtatemi më mirë në pistë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 16:49
Leclerc

Çmimi i madh i Hungarisë i programuar për këtë fundjavë do të jetë gara e parafundit para ndërprerjes së verës.

Në gati gjysmën e kampionatit, Red Bulli po konfirmon supermadhësin e tij javë pas jave me dy pilotët, Max Verstappen dhe Sergio Perez.

Skuadra austriake është dukshëm larg të tjerave duke mbyllur praktikisht diskutimin e kampionit të botës për pilot dhe konstruktor.

Në këto kushte ndjekësit janë përqëndruar te rezultatet e tyre dhe te objektivat që kanë ngelur për t’u arritur.

Një prej tyre është Ferrari dhe piloti SHarll Leklerk që pranon haptazi gabimet e skuadrës së tij këtë sezon.

Para garës hungareze Leclerc beson se duhet ndryshime.

“Ferrari duhet të përshtatet më mirë në pistë. Fundjava e Britanisë e konfirmoi këtë, ndoshta tani në Hungari mund të bëjmë më mire, por duhet të rishohim strategjinë.

Duhet punë nga të gjithë që makina të performojë mirë”.

Këtë sezon Leclerc ia ka dalë të jetë vetëm 2 herë në podium. Konkretisht në garën e Azerbajxhanit në Baku, piloti monegask u rendit në vendin e 3-të, ndërsa në sfidën e Austrisë u rendit menjëherë pas Maks Verstapenit. Në total pas 10 garave, 25-vjeçari ka grumbulluar 74 pikë në botërorin e Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat